Protesta të shqiptarëve në Shkup

0

Mijëra qytetarë kanë marshur sot në Shkup kundër qeverisë Gruevski dhe politikave të tij antishqiptare nën moton “Protestoj Shqip”.

Turma e njerëzve të tubuar janë nisur nga lagjia e Çairit, ndërsa destinacioni i fundit ka qenë godina e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ku janë mbajtur fjalime të organizatorëve të protestës.

Protestuesit gjatë marshit kanë çuar porosi deri tek lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ai i PDSh-së Menduh Thaçi duke i cilësuar si përgjegjësit kryesor për mosrealizimin e të drejtave për shqiptarëve ndër vite.

Protesta e sotme është organizuar nga Lëvizja Besa ndërsa para protestuesve fjalime kanë mbajtuar drejtuesit e kësaj partie politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile.