Protesta për ardhjen e Thaçit

0

Në Mal të Zi të mbledhësh njerëzit në protestë për shkak të shkatërrimit të ekonomisë, papunsisë, korrupsionit, emigrimit, dhe një mijë problemeve tjera, është pothuajse e pamundur. Por kur në vizitë vjen ndonjë shqiptarë, e sidomos nga Kosova, kjo gjë arrihet cel e mbyll sytë.

Shoqata të ndryshme joqeveritare që perfaqsojnë serbët dhe malazezët nga Kosova, kanë thirrur në protestë me rastin e vizitës se Hashim Thaçit në Podgoricë me 16 janar.

Thaçi gjatë vizites së tij do të takohet me ministrin e jashtëm Igor Llukshiq, presidentin Vujanoviq, dhe kryeministrin Gjuknoviq. Poashtu pritet të takohet në Ulqin me kryetarin e komunës Fatmir Gjekën.

Sic duket, Thaçi është me i rëndësishëm se vetë Mali i Zi.