Kryeatri i Shoqatës për kthimin e ullishtës së Valdanosit, Luka Gjakonoviq, ka paralajmëruar se në bashkëpunim me Shoqatën e Ullishtarëve, do të organizojnë protestë me qëllim që ti rikujtojnë qeverisë nevojën e mbrojtjes, revitalizimit, dhe kthimit të pasurisë pronarëve të ligjshëm, shkruan “Dan”.
Sipas tij, Valdanosi është pika më e zezë në gjithë bregdetin e Malit të Zi dhe turp i madh pë krejt vendin.
Sipas ekspertëve, rreth 70% nga 18.000 rrënjë të ullinjve në këtë zonë vec janë shkatërruar.
Plani hapsinor i Ulqinit për këtë zonë nuk parasheh mundësi ndërtimi, me cka janë pajtuar edhe nga Ministria për zhvillim të qëndrueshëm.