Pronarët e objekteve turistike paralajmërojnë protestë

0

Ligji i ri për punësimin e shtetasve të huaj ka ndezur gjakrat në mesin e pronarëve të objekteve turistike. Ato e kanë kritikuar ashpër ligjin e ri, bile duke shkuar aq larg sa e kanë quajtur sulm direkt ndaj turizmit me qëllim shkatërrimin e tij.

Ky ligj, i cili u jep përparsi puntorëve vendas dhe komplikon shumë punësimin e të huajve, i vendos në pozitë të vështirë pundhënësit në sektorin e turizmit.

Ato ankohen se tregu vendas i punës nuk ofron kuadro të mjaftueshëm me kualifikimet e duhura, dhe se për këtë nevojiten punëtor nga vendet tjera.

Por ligji i ri e ka vështiësuar shumë angazhimin e tyre duke lënë pronarët e objekteve turistike pa fuqi puntore në fillim të sezonit.

Nënkryetari i shoqatës së hotelierëve të Budvës Ilija Armenko, ka paralajmëruar protestë nëse qeveria nuk është e gatshme për kompromis në lidhje me zbatimin e këtij ligji.

Edhe tek pronarët e objekteve turistike në  Ulqin kanë filluar ankesat e para. Shumë prej tyre punësojnë kuzhinier nga vendet fqinje pasi në Mal të Zi nuk ka kuadro të mjaftueshëm për këtë punë.

Edhe sektori i ndërtimtarisë pritet të ketë pasoja prej këtij ligji pasi dihet se numri më i madh i puntorëve në kantiere janë nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Bosnja.