Prokuroria Speciale: Hetime ndaj ish zyrtarëve të Komunës së Ulqinit?

0

Disa ish zyrtarë  të Komunës së Ulqinit, por edhe nga ato aktual, janë thirur dje në Prokurorinë speciale shtetërore në lidhje me disa çështje që i takojnë vitit 2011, mëson portali ynë.

Sipas spekullimeve të pakonfirmuara, arsyet e kësaj thirrjeje kanë të bëjnë me parregullsitë në pagesën e komunalive për objektet  e ndërtuara në Ulqin, por edhe me punësimet e paligjshme gjatë periudhës që ndodhej në pushtet struktura e atëhershme.

Sipas fjalëve që qarkullojnë në popull, por që akoma nuk mund të vërtetohen, në Prokurori janë thirrur ish kryetarët e Komunës Gzim Hajdinaga dhe Fatmir Gjeka, sekretari aktual dhe i atëhershëm për financa Sead Osmanoviq, nënkryetari i tanishëm Vaso Radoviq, por edhe mjaft persona të tjerë që ishin në pushtet në atë periudhë.