Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku merr nderimet më të larta

0

Në mbrëmjen solemne të organizuar sonte në hotel “Mediteran”, intelektuali i madh i Ulqinit prof.dr. Ruzhdi Ushaku, u nderua me titujt “Nderi i Akademisë” dhe “Mirënjohja e Ulqinit”.

Kjo mbrëmje u organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Shqipëtarëve, Qendrën Kulturore, Art-Club-in, Fondacionin Lika, dhe Bashkimin e krijuesve shqiptarë në Mal të Zi.

Në mbrëmje ishin të pranishëm personalitete të kulturës, artit, politikës nga Ulqini dhe rajoni, të cilët nuk ngurruan të shprehin mirënjohjen e thellë për punën dhe veprat e këtij intelektuali të madh.

Mbrëmjen e udhëhoqi drejtori i Qendrës për Kulturë dr. Nail Draga, kurse folën edhe kryetari i KKSH-së Genci Nimanbegu, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Myzafer Korkuti, Zyvdija Hoxhiq etj.