Prishtina në histori, kampion i Ligës Ballkanike

1

Sigal Prishtina është kampion i Ligës Ballkanike në basketboll. Prishtina bëri historinë, e cila si mysafir gjunjëzoi me rezultat 80:71 ekipin bullgar, Rilski Sportisti, në ndeshjen e kthimit të finales, pasi të parën në kryeqytet e fituan me 74:72!

Prishtina shkëlqeu sidomos në tre çerekët e fundit i dha leksion skuadrës bullgare.

Në palestrën e sportit në Samakov ishin të pranishëm edhe tifozët prishtinas ‘Plisat’, ku jehoj kënga e tyre, që iu dha edhe më shumë zemër skuadrës.

Një sukses i jashtëzakonshëm i bardhekaltërve që bëri krenar tërë kombin shqiptar.

Kapiteni Edmond Azemi, Dardan Berisha, Bojan Trajkovski, Jualian Mavunga, Jordan Hulls, etj. ishin hero të kësaj fitore të madhe.

Ky është suksesi më i madh në historinë e basketbollit shqiptar.

1 Koment

  1. ABA league apo Liga Ballkanike. Happy with small thinks. Kurrë hajr nuk kena me ba

Comments are closed.