Prezantohet oferta turistike e Ulqinit në Shkup

0

Organizata Turistike e Ulqinit është duke marrë pjesë për herë të tretë në panairin e Shkupit në bashkëpunim me Organizatat lokale të Tivarit, Tivatit, Budvës, Kotorit, Podgoricës. Panairi i Shkupit është njëri ndër më të rëndesishmit në Maqedoni i cili është treg i rëndësishëm për Ulqinin ku edhe numri i turistëve është për çdo vit e më i madh. Panairi i Shkupit ka filluar me 06 prill dhe do të zgjasë deri me 08 prill dhe pritet të ketë shumë vizitorë por edhe interesim për ofertën tonë turistike. Në këtë panair marrin pjesë rreth 70 ekspozues nga 35 vende të ndryshme që vërteton faktin që është panair i rëndësishëm rajonal dhe për këtë pjesë të Evropës.

Ditën e parë stendën e Malit të Zi e ka vizituar edhe ambasadori i MZ në Shkup, ndërsa drejtori i Organizatës Turistike Mr Fuad Haxhibeti ka patur edhe takim në ambasadën e vendit tonë ku ndër të tjerash është biseduar për një bashkëpunim më të gjëre ndërmjet dy vendeve.

Prej afaristëve të Komunës tonë në këtë panairi merr pjesë hoteli Mediteran dhe Llolla. Vitin e kaluar Ulqinin e kanë vizituar 4.980 turistë nga Maqedonia që kanë realizuar 33.258 fjetje kështu që, shpresojmë që promovimi i ofertës tonë dhe pjesëmarrja në këtë panair do të ndikojnë që edhe numri i turistëve do të jetë në rritje.

 

Shërbimi i OT Ulqin