Presidenti Nishani vlerëson kombëtaren me titullin “Nderi i Kombit”

0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani vlerëson Ekipin Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë me Dekoratën “Nderi i Kombit” me këtë motivacion:

“Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian ‘Francë 2016’, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë”.

Plotësisht e merituar!