Presidenti Nishani organizoi mbrëmjen e fundvitit.Te ftuar edhe nga Ulqini.

0

Presidenti i Shqiprisë, Bujar Nishani, dhe Zonja e Pare, Odeta Nishani, organizuan me 19 dhjetor ,Mbrëmjen Gala “Ballo Presidenciale Shqiptare”.

 

Mbrëmja u mbajt në Pallatin e Kongreseve ku ishin të ftuar edhe personalitete nga fushat e ndryshme.

Sic meson lajm.me, në këtë mbrëmje ishin të ftuar edhe 4 personalitete nga shqiptarët në Mal të Zi,prej të cileve 3 nga Ulqini.

Të pranishem ishin Nexhat Lajka nga TV Teuta, Ilir Llazorja nga Këshilli Kombëtar,Xhemal Peroviq nga Mogul, dhe Sandra Bojaj nga TV Boin.

Presidenti i Republikës vlerësoi gjatë kësaj veprimtarie me Dekoratën “Nderi i Kombit” Shaban Demirajn (pas vdekjes), zotin Mirush Kabashi dhe zotin Aurel Plasari; me titullin “Mjeshtër i Madh”zotin Ismail Keta, ndërsa me titullin “Për merita të veçanta civile” zonjën Anila Godo.