Presidenti Nishani në Ulqin

0

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani sëbashku me zonjën e parë Odeta Nishani, në kuadër të vizitës dyditore në Mal rë Zi, vizituan sot qytetin e Ulqinit.

Delegacioni i presidentit arriti para Komunës rreth orës 9.30 ku u prit nga kryetari Fatmir Gjeka dhe zyrtarë të tjerë. Pas një konference të përbashkët për media, presidenti Nishani i shoqëruar nga nikoqirët dhe mjaft qytetarë, vendosën kurorë me lule në varrin e luftarit të shquar për çështjen shqiptare, Ymer Prizrenit.

Pas kësaj, në hotelin Otrant, për presidentin e Shqipërisë Këshilli kombëtar i shqiptarëve kishte organizuar takim me personalitete dhe përfaqsues politik të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe me sportistët vendas.

Në përfundim të takimit, delegacioni i presidentit të Shqipërisë u drejtua për në pikën kufitare të Sukobinës, duke përfunduar kështu vizitën në Mal të Zi.