Presidenti Nishani mbërrin në Tuz, populli e pret me flamuj kuq e zi

0

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, pas takimit me presidentin Vujanoviq dhe kryetarin e Kuvendit Krivokapiq pati edhe një takim me kryeministrin Gjukanoviq.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan çështjet e përbashkëta në lidhje me integrimet euroatlantike por edhe problemet rajonale.

U fol edhe për rrugën Plavë-Podgoricë, për të cilën Vujanoviq shprehu besimin se do të perfundojë në vitin 2016.

Presidenti Nishani i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe çështjeve të pakicave kombëtare, të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në të dy vendet tona si ura lidhëse të qëndrueshme miqësie. Presidenti theksoi se dialogu për këtë aspekt nuk ka munguar, pasi pakicat kombëtare meritojnë dhe duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat që i garanton Kushtetuta dhe kuadri ligjor i të dy vendeve, por edhe konventat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe Konventa Kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

“Zgjidhja përfundimtare e statusit të Komunës së Tuzit do të jetë një hapësirë më e madhe për zhvillim dhe bashkëpunim në të gjithë zonën” – u shpreh Kreu i Shtetit shqiptar.

Nishani pas këtyre takimeve u drejtua për në Tuz, ku u prit nga funksionerët vendas dhe nga një numër i madh qytetarësh me flamuj shqiptarë.