Presidenti Nishani dekoron Dedë Gjo Lulin me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

0

Në prag të festimeve të pavaresisë presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani,  dekoroi pas vdekjes Dedë Gjo Lulin me urdhrin e Flamurit kombëtar.

Dedë Gjo Luli është një ndër figurat e rëndësishme të historisë kombëtare i cili ishte udhëheqës edhe në kryengritjet pas të cilave Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë 103 vite më parë.

 Kreu i shtetit vlerësoi rolin e pasardhësve të Dedë Gjo Lulit gjithashtu në historinë antikomuniste shqiptare.
E tashmja sipas Nishanit gjithmonë bën thirrje të mos harrohet e shkuara.
Dekoratën e pranoi pasardhësi i heroit legjendar, Vat Marash Dedvukaj.