Presidenti Meta: Përkrahja e Shqipërisë nuk do të mungojë

0

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, qëndroi për vizitë në Ulqin, me crast u takua me antarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve , përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe Komunës së Ulqinit.

Në bisedime u trajtuan ceshtjet me rëndësi për shiptarët në Mal të Zi, si ato politike ashtu dhe ekonomike, me theks të vecantë në dukrinë e emigrimit masiv të shqiptarëve nga trojet e tyre.

Meta siguroi se përkrahja e Shqipërisë në realizimin e aspiratave të shqiptarëve në Mal të Zi nuk do të mungojë, dhe në këtë drejtim ai ka biseduar edhe me zyrtarët më të lartë të Malit të Zi.