Presidenti i Kosovës Thaçi në Tiranë, pritet nga presidenti Bujar Nishani

0

Ka mbërritur në Tiranë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Mirëserdhjen në një ceremoni shtetërore ia ka uruar nga homologu i tij Bujar Nishani.

Thaçi do të qëndrojë të hënën dhe të martën në Shqipëri.

Ai do të takohet me krerët e shtetit, që nga homologu i tij Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, e deri te lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryebashkiaku Veliaj.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, presidenti Thaçi pritet të vizitojë edhe familjen e shkrimtarit Dritero Agolli, si dhe të bëjë vizita të tjera nëpër monumente të ndryshme, jo vetëm në Tiranë, por edhe në vende të tjera.

Gjithashtu, presidenti Thaçi pritet të vizitojë edhe djemtë e kombëtares së Kosovës në Bushat, të cilët pas disa ditësh do të luajnë me kombëtaren kroate atje.