Presidentët e rajonit mblidhen në Budva

0

Zgjerimi i Bashkimit Evropian, projektet infrastrukturore dhe siguria energjetike janë pjesë nga temat kyçe të takimit të sivjetshëm të liderëve të “Procesit Brdo-Brion”, në Budva.

Në takim do të theksohen posacërisht vlerat e integrimeve dhe projekteve rajonale.

Në takimin do të marrin pjesë presidentët i Shqipërisë, Bujar Nishani, Kosovës, Atifete Jahjaga, Malit të Zi, Filip Vujanoviq, Austrisë, Hajnc Fisher, Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq, Sllovenisë Borut Pahor, Serbisë Tomislav Nikoliq, si dhe kryesuesi me Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës, Mladen Ivaniq.