Prej sot Kriporja menaxhohet nga “Parqet Kombëtare”

0

Drejtori i NP “Parqet Kombëtare” Zoran Mrdak ka nënshkruar sot me drejtorin administrativ Ognjen Jovoviq, marrëveshjen për marrjen me qira të Kripores për periudhën njëvjecare.

Në konferencën për shtyp Mrdak tha se prioritet do të jetë ruajtja dhe avancimi i gjendjes aktuale ekologjike si dhe valorizimi i potencialeve natyrore.

Përsa i përket prodhimit të kripës, Mrdak tha se në rast formimit të kushteve për prodhim, për këtë cështje do të nënshkruhet një aneks i ri.

Ai theksoi nevojën e vendosjes në punë të 3 pompave të tjera të ujit, pasi aktualisht punon vetëm një. Gjithashtu u fol edhe për oferta të tjera turistike që mund të ofrojë Kriporja, si vëzhgimi i zogjve, ecja, çiklizmi etj.

Jovoviq nga ana e tij tha se është e domosdoshme dalja e Kripores nga administrimi, dhe kjo mund të arrihet vetëm me shlyerjen e kreditorëve.

Ai nuk përjashtoi mundësinë e vazhdimit të marrëveshjes me “Parqet Kombëtare” edhe për periudhë më të gjatë.