Prej nesër mot me shi dhe rritje e temperaturës

0

Pas një kohe të gjatë me diell dhe temperatura pranverore, ditët e fundit ka qenë ndjeshëm më ftohtë dhe temperatura nën zero gjatë natë dhe orëve të mëngjesit.

Kjo do të ndryshojë prej ditës së nesërme. Sipas meteorologëve, ditëve në vijim na presin reshje shiu kurse temperaturat do të rriten gradualisht deri në 14 gradë më e larta, kurse ato më të ulta do të sillen rreth 4 gradë celzius.

Kjo kohë do të mbajë gjatë gjithë javës së ardhshme, përvec të enjtes kur parashikohen intervale me diell.