Prej nesër çmimet e karburantit më lirë

0

Prej sonte në mesnatë çmimet e karburantit do të jenë 4, respektivisht 5 cent më lirë, njoftohet nga Ministria e ekonomisë.

Çmimi i dizelit do të jetë 5 cent më i lirë dhe do të kushtojë 82 cent, kurse ai i benzinës BMB 95 4 cent më lirë dhe do të kushtojë 1,02 euro. BMB 98 do të kushtojë 1,06 euro.

Këto çmime nuk do të ndryshohen të paktën në dy javët e ardhshme.