Pragndeshja Kosovë-Kroaci ndez atmosferën në rrugët e Shkodrës

0

Ndeshja Kosovë – Kroaci që luhet në “Loro Boriçi” ka sjellë atmosferë festive në qytetin e Shkodrës.
Që nga mesdita e së enjtes, dhjetëra tifozë nga Kosova dhe Kroacia kanë parakaluar në rrugët e qytetit me flamuj dhe banderola në duar. Mbështetësit e shumtë të përfaqësueses kosovare kanë shpresë tek fitorja e skuadrës së tyre. Në prag të ndeshjes Kosovë – Kroaci, pritet që një numër i madh tifozësh do ti drejtohen stadiumit Loro Boriçi. Për këtë, policia vendore e Shkodrës ka kufizuar kalimin e automjeteve në rrugët kryesore të qytetit si dhe janë mbyllur bizneset përreth stadiumit.