Policia serbe konfiskon librat shqip

0

Rreth 20 libra të luftës së ushtrise shqiptare të Kosovës ( UÇK)  të  Agim Zenelit, dhe 10 librat “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999″ të autorit Nusret Pllana, janë konfiskuar nga policia serbe në autobusin që shkonte nga Prizreni ne drejtim të Vienës, ka njoftuar nje udhëtar  permes telefonit agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” i cili gjendej në autobus në këtë linjë.

Sipas burimeve të “Presheva Jonë” asnjë nga 20 udhëtarët nuk kanë pranuar se janë pronar të librave. Policia ka iniciuar masa ligjore kundër shoferit (39 vjec) shqiptar, ndërsa librat janë marrë nga policia.