Policia gjen drogë në makinën me targa të Ulqinit

0

Policia e Tivarit, gjatë një kontrolli të makinës e cila po tërhiqej, ka gjetur një sasi të konsiderueshme droge, shkruan “Vijesti”.

Makina ishte me targa të Ulqinit dhe hetimet e mëtejshme kanë cuar në ndalimin e taksistit N.S , por pas marrjes në pyetje ai u la i lirë.
Sipas burimeve të gazetës pranë hetimit, edhe personat nga Ulqini që po tërhiqnin makinën nuk kanë rezultuar të dyshuar, dhe se hetimi ka gjasa të cojë në identifikimin e shpërndarësve të mëdhej, deri tani të panjohur.