Policia e Shqipërisë arreston vrasësit e mësueses Stana Bozhoviq

0

Tre persona janë rrestuar nga policia e Shkodrës me akuzën e “vjedhjes me dhunë me pasojë vdekjen”.

Ata akuzohen se me datën 14.09.2015 në Ulqin, “në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të vjedhjes me dhunë me pasojë vdekjen e shtetases S.B.”

Policia e Shkodrës ka dhënë vetëm inicialet, por duket e qartë se mendohet për ngjarjen kur mbeti  e vdekur mësuesja në pension nga Meterizi, Stana Bozhoviq.

Në pranga janë vënë dy të mitur nga Kruja Albert Prenga 16 vjeç, Armando Pjetri 17 vjeç, si dhe shtetasi Adrijan Pjetri 27 vjeç.

Nga policia kanë njoftuar se janë sekuestruar edhe disa materiale që do të përdoren si prova në gjykatë.