Policia bllokon molin në Plazh të vogël. Dyshohet për drogë

0

Policia e Ulqinit ka bllokuar sot hyrjen dhe qarkullimin në drejtim të molës në Plazh të Vogël.

Nuk ka informat të sakta në lidhje me arsyet por dyshohet në zbulimin e një sasie të konsiderueshme të drogës.

Sipas mediave malazeze policia me kete rast ka konfiskuar 1.5 ton droge canabis sativa dhe ka arrestuar shtetasit e Shqiperise Bernard Tahiraj dhe Elton Caushaj.