Policët nga Shqipëria do të patrullojnë edhe këtë vit në bregdetin e Malit të Zi

0

Drejtori i policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviq, dhe homologu i tij nga Shqipëria, Haki Çako, nënshkruan sot në Shkodër protokollin e bashkëpunimit ndërmjet policisë së dy shteteve gjatë sezonit turistik.

Ky është viti i katërt i këtij bashkëpunimi ndërmjet policive të rajonit. Përvec policëve nga Shqipëria, do të angazhohen edhe ato nga Italia, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia.

Policët nga Shqipëria do të jenë të angazhuar në qytetin e Budvës dhe Ulqinit.