Podgoricë: U mbajt parada e krenarisë! (foto)

0

Dje në Podgoricë u mbajt parada e krenarisë, e cila u zhvillua pa probleme, pavarësisht shqetësimeve për të kundërtën. Të mbrojtur nga qindra policë, rreth 200 aktivistë marshuan në mënyrë paqësore në Podgoricë në Mal të Zi, që siç raporton the Huffington Post, është shtet konservativ i Ballkanit që kërkon anëtarësim në BE.

Nuk është raportuar asnjë incident, për dallim prej viteve të kaluara, kur policia ka pasur konflikte me ekstremistë të krahut të djathtë.