Podgoricë: Ekspozitë e piktorit nga Ulqini Edin Kapllani

0

Ekspozita e pikturave e titulluar “Mediteran”, e piktorit nga Ulqini Edin Kapllani, do të hapet sonte në orën 19.00 në Pavijonin artistik të Shoqatës të Piktorëve të Malit të Zi në Podgoricë.

Në ekspozitë do të paraqiten 30 punime të autorit të cilët janë punuar në 10 vitet e fundit.

Hapjen e ekspozitës do ta bëjë kryetari i Shoqatës së piktorëve të Malit të Zi, Igor Rakceviq.