“Plloça” me pamje të re para sezonit, Mëhalla e Re në vjeshtë

0

Sekretari për verimtari komunale në Komunën e Ulqinit, Mustaf Gorana, ka deklaruar për televizionin Teuta se rregullimi i shetitores dhe trotuarit në rrugën që çon për në Ranë, në vendin e njohur si “Plloça”, do të kryhet para fillimi të sezonit, pasi tenderi veç është shpallur dhe pritet që punimet të fillojnë muajin e ardhshëm.

Sa i përket rregullimit të Mëhallës së Re, Mustafa tha se ky është një projekt shumë më i madh , dhe se procedurat do të kryhen së shpejti por realizimi do të fillojë pas verës, pasi punimet nuk mund të kryhen para fillimit të sezonit.