NP të Mirat Detare ka bërë rrethimin e dunave ranore me qëllim ndalimin e devastimit të tyre nga papërgjegjsia e disa njerëzve që i shkatërrojnë ato për të përfituar hapsirë për parkingje e nevoja tjera.
Përveç vendosjes së gardhit prej druri në gjatësi prej 2060 metra, u bë edhe hapja e dy kalimeve me gjatësi 18 metra për kalimtarët që shkojnë në plazhe.
Vlera e këtyre punimeve ishte rreth 30.000 euro.
Dunat ranore kanë një rëndësi të madhe për mbrojtjen e plazheve nga erozioni si dhe përbëjnë një rezervat të vecantë të bimëve halofite, të cilat kanë aftësi specifike të mbijetesës në kushte ekstreme.
/CdM/