Plackiten disa dyqane në Ulqin. Kamerat filmojnë ngjarjen

0

Në Ulqin ditët e fundit një numër dyqanesh ishin pre e plackitjes nga hajnat.

Pronari i njërit prej dyqaneve ka postuar në kanalin “Youtube” edhe filmimet e kamerave të sigurisë, në të cilët shihen katër persona që hyjnë në dyqan gjatë natës. Nga filmimet duket se personat janë të moshës së re. 

Policia është në njohuri të ngjarjeve por akoma nuk ka pasur arrestime.