Në turneun ndërkombëtar të ping pongut që u mbajt në Uqin, fitues dolën Simona Peroviq e klubit “Golden Player” nga Podgorica dhe Rahman Ademaj i klubit “Elting” nga Prishtina.
Turneu u orgnizua me ndihmën e Organizatës turistike dhe u hap nga Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka. Në të morën pjesë më shumë se 200 garues nga të gjitha grupmoshat.
Seniorët: 1. Ademaj Rahman (Elting) 2. Viktor Rogiq (Golden Player).
Senioret: 1. Simona Peroviq (Golden Player) 2. Neda Milaciq Bogdanoviq (Buduqnost).
Juniorët: 1. Urosh Jankoviq (Buduqnost).
Junioret: 1. Liridona Reshaj (Shqipëri).
Kadetët: 1. Alan Jasharoviq (Budim).
Kadetet: 1. Ivona Petriq (Budim).
Veteranët: 1. +60 godina Kemal Mehmedoviq, (Gjermani),
- 50 – 59 vjec Ljubishaa Milosheviq (Beograd),
- 35 – 49 vjec Zheljko Marash (Top Spin).
Veteranet: Varvara Ajazi (Shqipëri)