Lifti ne kala duhet të rrënohet?

0

Në projektin e punuar nga arhitekti i famshem francez Benjamin Mouton që e ka mbështetur  fondacioni Petroviq Njegosh janë caktuar diisa pjesë kritike qe demtojne pamjen e kalasë, e ajo me drastike është është Lifti në Kala.

Në pjesën e projektit ku flitet për lift karakterizohet si “Strukturë që dëmton pamjen e mjedisit” dhe si i tille në hartën e ketyre pikave është i caktuar si objekt i cili duhet rrënuar.

Ky konstruksion është filluar të ndërtohet ne vitin 2008 nga kompania Real Estate, ndertimi i të ciles u ndal pas nje fushate të OJQ MogUL e cila paraqiti informacionet e Entit për mbrojtje të monumenteve kulturo-historike nga Cetinja e cila e cilësoj si objekt që dëmon pamjen e kalasë dhe përgjigja e Komunes se Ulqinit që ky objekt nuk ka leje dhe është i ndërtuar ne truallin e komunës.

Pronari i kompanise Real Estate edhte vllau i funkcionarit te larte te SDP-se Selim Resulbegoviq, kurse projektuesi eshte djali i tij Sani Resulbegoviq, arkitekt nga Sllovenia. Selim Resulbegoviq ka mbetur në kujtesë si në nkryetar i Komunës së Ulqinit që u pushua nga funksioni nga kryetari i atëhershëm Cungu me akuza të keqpërdorim të detyrës.

Konkursi për projektin ideor për Ranë që Kumuna e Ulqinit e ka shpallur tani ka mbaruar. Ky konkurs trajton edhe zonën ku ky lift është ndërtuar dhe komisoni që duhet vlerësuar është pranë një prove morale dhe profesionale, a do ta lejojnë ndërtimin e kësaj godine që shëmton kalanë tonë shekullore duke injoruar mendimet e arkitekteve më të njohur, shoqërisë civile, disa subjekteve politike që janë shprehur kundra dhe banorëve të kalasë.

Një gjë është e sigurtë. Ky lift do të zgjojnë debat publik dhe kundërshtime të ashpëra politike.