Peticion UEFA-s dhe Obamës “Dënoni dhunën serbe në fushë”

0

Mos hetimi i dhunës që tifozët serbë ushtruan ndaj lojtarëve shqiptarë në fushën e blertë të Beogradit ka “revoltuar” shoqërinë shqiptare e cila deri më tani ka ndërmarrë nënshkrimin e dy peticioneve, një dërguar Presidentit të SHBA-ve Barack Obama dhe tjetri drejtuar UEFA-s.

Përmes këtyre peticioneve shqiptarët kërkojnë të ngrenë zërin dhe t’i bëjnë të qartë UEFA-s së Serbia duhet të hetohet për racizëm dhe dhunë kundër shqiptarë në stadiumin Partizani në Beograd dhe jo vetëm për “shqetësimet e krijuara në fushë me hedhjen e fishekzjarrëve.

Një ditë më parë qeveria e futbollit evropian, UEFA nisi zyrtarisht hetimin për incidentin e ndodhur në Beograd gjatë ndeshjes së 14 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë. Të dyja federatat do t’i dërgojnë UEFA-s provat e tyre, por UEFA ka lënë jashtë objektit të hetimit dhunën që tifozët ushtruan ndaj lojtarëve shqitparë në mes të fushës në sy të autoriteteve më të larta serbe….dhe kjo vetëm se mbi stadium u valëvit flamuri kuq e zi me hartën e Shqipërisë së Madhe, përmes komandimit me dron.

Peticioni dërguar UEFA-s

UEFA investigo Serbinë për racizëm dhe dhunë, jo për “shqetësimin në fushë”, mban titullin e madh peticioni dërguar UEFA-s.

“Përmes këtij peticioni ne nënshkruesit i kërkojmë UEFA-s, të hetojë Serbinë për racizëm dhe dhunë ndaj shqiptarëve më 14 Tetor në Beograd gjatë ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë. ”

“Vrit, ther, që Shqiptari të mos ekzistojë” siç u këndua nga tifozët e Serbisë gjatë ndeshjes përbën shkelje të neneve 14 dhe 15 të Rregullave Disiplinore të UEFA-s dhe si të tilla, duhet të ndëshkohen”, shkruhet në peticionin dërguar UEFA-s.

Linku ku mund te beni nenshkrimin tuaj ne peticionin derguar UEFA-s