Pesë persona nga Kraja arrestohen për armbajtje pa leje

0

foto: Ilustrim

 

Në mëngjesin e sotëm policia e Tivarit ka arrestuar pesë persona me banim në Krajë të cilët akuzohen për armbajtje pa leje dhe posedim të mjeteve eksplozive.

Tek të arrestuarit u gjetën katër armë, pesë kilogram eksploziv dhe një sasi municioni.
Emrat e të arrestuarve akoma nuk janë bërë publik, përvec inicialeve: I. C , B. D, O. L, B. C dhe P. B

Nuk dihet arsyeja e një veprimi të tillë pasi tek secili janë gjetur nga një pistoletë e thjeshtë me pak municion, kurse eksplozivi është gjetur vetëm tek P.B.
B. D kishte edhe lejen për armë por të skaduar.