Përurohet filmi dokumentar “Ndërmjet”, i autorit Haxhi Shabani

0

Sonte në hotelin Mediteran, u bë përurimi i filmit dokumentar “Ndërmjet” i autorit Haxhi Shabani.

Ky film trajton temën fatkeqësisht gjithmonë aktuale te shqiptarët në Mal të Zi, shpërnguljen e përditshme drejt një jetese më të mirë.

Filmi, sic tha edhe vetë autori, ishte një proces i gjatë dhe u mundësua me ndihmën e njerëzve vendas të cilët kryen një punë të madhe në realizimin e këtij projekti.

Në përurim ishin të pranishëm një numër i madh personalitetesh nga jeta kulturore e politike e Ulqinit, dashamirës të artit, si dhe shokë e miq të autorit.

Shpresojmë që në të ardhmen do të kemi edhe projekte tjerë që trajtojnë tema me rëndësi për shqiptarët në Mal të Zi.