“Përtej Lajthitjes”

0

Sonte në orën 18 , në Galerinë e Qendrës për Kulturë , u mbajt promovimi i librit të parë të shkrimtares së re , Flutur Mustafa , “Përtej Lajthitjes”.Në promovim , përvec atyre që kanë dhënë kontribut direkt në botimin e këtij libri , ishin të pranishëm edhe shumë personalitete të artit dhe kulturës së Ulqinit , si dhe miq , shokë , shoqe dhe dashamires të kësaj shkrimtareje të re.

Në fjalimet e veta , gazetari  Ismet Kallaba dhe botuesi Gazmend Citaku , theksuan rendësine që për qytetin tonë ka dalja në skenë e talenteve të reja , sidomos talenteve të spikatur si Flutura.Në një kohë kur letërsia shqiptare në Mal të Zi vuan nga mosaktiviteti dhe përseritja , paraqitja e një shkrimtareje të re ështe sa e rëndësishme aq edhe freskuese,tha z. Kallaba.

Për botuesin, z.Citaku , botimi i punimeve të talenteve të reja është detyrë dhe kënaqesi e vecantë.Ai njoftoi se në vitin a ardhshëm nga ky botues do të dalin edhe punimet e dy autoreve të rinj nga Ulqini.

Mbas surprizës së këndshme nga koleget e saj aktorë te “Servantesi dhe Dulçineja”,të cilët recituan pjesë nga poezitë e saj,të pranishmit patën kenaqësine të shijojnë recitimin e disa poezive nga vetë autorja.

Në mbyllje të promovimit , të pranishmit morën edhe nga një libër me nënshkrimin e autores , si kujtim por edhe si shpresë , se ky libër do të pasohet nga libra të tjerë te saj por edhe të autorëve të tjerë të rinj nga Ulqini.