Përsëri rriten çmimet e karburanteve

0

Nga mesnata çmimet e kaburanteve në Mal të Zi do të pësojnë rritje të re.

Nga ministria e ekonomisë kanë lajmëruar se Eurosuper 98 do të kushtojë 1.38 euro për litër, kurse Eurosuper 95 1.34 euro, gjegjësisht dy cent më shtrenjtë se më pare.

Çmimi i Eurodizel do të jetë i njëjtë, 1.19 euro për liter.