Përsëri ndërtime në Rumi? Reagon shoqata “Kraja”

0

Disa fotografi dhe informacione të publikura në rrjetin social Facebook tregojnë se në maje të Rumisë po grumbullohet material ndërtues.

Deri tani akoma nuk ka informacione të sakta se kush mund të jetë autori dhe qëllimi i gjithë kësaj, por dyshohet në kishën serbe, e cila në vitin 2004 vendosi atje kishën prej llarmarine.

Për këtë ka reaguar edhe shoqata atdhetare “Kraja”, e cila kërkon veprimin dhe reagimin e subjekteve politike dhe institucioneve perkatese. Reagimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

R E A G I M

Shoqata Kraja shpreh shqetsim të thellë lidhur më aktivitetet ilegale të kishës serbe ne malin e Rumisë.

Ftojmë organet kompetente të komunes se Tivarit dhe qeverisë malazeze që të nderhyjnë menjeher për parandalimin e ndertimeve ilegale me pretekst uzurpues mbi malin e Rumisë.

Njekohsisht ftojmë subjektet politike shqiptare në Mal të Zi që të intervenojnë në organet shterore malazeze që kto punime të ndalen menjeherë.

U bejmë thirrje qytetarve shqiptar që të jenë të bashkuar dhe të ngrehin zerin kunder këti akti shemtues dhe njëkohsisht të ruajn qetsinë dhe to mos bien pre e provokimeve të ndryshme.

Shoqata “Kraja