Perimet nga Shqipëria kanë mbushur tregun vendas

0

Prodhuesit vendas të produkteve bujqësore, kryesisht perimeve sezonale, po pësojnë një goditje të fuqishme nga konkurrenca e rajonit. Bëhet fjalë për perimet që vijnë nga tregu i Shqipërisë, dhe që me çmim janë shumë më të ulët se ato vendas.

Edhe pse prodhuesit nga Ulqini, Zeta, Tuzi e vendet e tjera, i cilsojnë prodhimet e veta si më cilsore, ato nuk po gjejnë hapsirë në tregun vendas. Ato për këtë fajsojnë lobin e importit dhe neglizhencën e ministrisë përkatëse.

Cdokush që ditët e fundit ka frekuentuar dyqanet, ka pasur mundësi të shohë dallim të madh në cmim ndërmjet mallit vendas dhe atij nga Shqipëria. Si shembull mund të merret cmimi i shalqinit, i cili në këto dyqane shitet me rreth 20 cent për kilogram, kurse vendasit mundohen ta shesin me 40-50 cent për kilogram.

Një dallim kaq i madh në cmim kuptohet shkon në disfavor të prodhueseve vendas, të cilët përditë e më tepër po përballen me vështirësi në shitjen e mallit të vet.

E njëjta situatë është edhe për prodhimet tjera, të cilat edhe pse vendasit i cilsojnë të një kualiteti më të lartë, nuk mud të luftojnë kundër cmimeve të shtetit fqinj.

Në favor të prodhimeve nga Shqipëria, përvec fuqisë më të lirë puntore, janë edhe taksat më të ulëta, leku si valutë pagese, dhe tregu disa herë më i madh.