Përfundon turneu ndërkombëtar i tenisit “Bellevue Cup 2015”

0

Në klubin e tenisit Bellevue , përfundoi turneu ndërkombtar “Bellevue Cup 2015”.

Gjatë tërë javës 65 garues , në të dy kategoritë, kanë garuar për finalen  e cila perfundoi sot me 02.05.2015.

Turneu ishte me cilësi të lartë dhe dhe me lojtarë nga më se 15 shtete të rajonit dhe botës ( Suedia, Franca, Gjermania, Italia, Kroacia, Serbia , Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Rusia, SHBA, Slovenia, Shqipëria , Kosova,Polonia, Turqia)

Në konkurencën  e cifteve ( double) për vajza  fituese dolën cifti Selekhmetova (RUS)/Sepken (TUR)

Në konkurencën e cifteve ( double) per djem fitues dolën cifti Megjedoviq (SRB)/ Popoviq(SRB)

Fitues i turneut tek vajzat në konkurencës single u shpall Selekhmetova Oksana nga Rusija , kurse tek djemt Hamad Megjedoviq nga Serbia i cili me rezultatin 6/0: 6/3 fitoi ndaj kundërshtarit Stefan Popoviq.

Momentalisht në klub të tenisit Bellevue janë duke u luajtur kualifikimet për turneun ndërkombëtar “Cungu open 2015”, turne ky i cili starton të hënën me 04.05.2015.