Përfundon turneu dyditor i tenisit për moshat deri në 12 vjeç

0

Sot në terrenet e klubit “Bellevue” përfundoi turneu i tenisit për fëmijë deri në 12 vjeç. Turneu zgjati dy ditë dhe në të morën pjesë gjithsej 30 garues.

Ishte ky aktiviteti i parë për këtë vit në klubin e tenisit “Bellevue”, ku së shpejti pritet tia  nisin  aktivitetet dhe manifestimet e mëdha të tenisit kah mesi i muajit Prill, tha për portalin tonë drejtori  i këtij klubi Senad Tafa.

Në konkurencën e meshkujve fitues doli Petar Jovanoviq nga klubi “Eminent” nga Podgorica, i cili mposhti garuesin nga Budva Branko Gjuriq me rezultatin 7/6: 2/6: 18:16

Në konkurencën e vajzave fituese doli lojtarja nga Tivari Nikoleta Jevtoviq e cila e mposhti bashkëvendasen Divna Ratkovic me rezultat 6/1: 7/6.

Klubi i tenisit “Bellevue” në këtë turne u paraqit me 4 garues : Arion Lika, Edon Dervishi, Fatih Bilali dhe Albert Makoviq , ku rezultatet më të mirë i treguan dy të fundit me kalimin në xhiron e dytë.