Përfundon Maratona e Pavarsisë Shkodër – Ulqin. Fitues Ilir Këllezi

0

Maratona e Pavarsisë kësaj rradhe kishte itinerar të ndryshëm nga herët e kaluara. Për ndryshim, pikënisja ishte në qytetin e Shkodrës prej ku vrapuesit do të kalonin 45 kilometra deri në Ulqin.

Në një mot me shi, nuk ishte aspak e lehtë që të vrapohej për më shumë se 5 orë, por për garuesit ishte më shumë cështje krenarie dhe kontributi në këtë ditë të shënuar, se sa kompeticion sportiv.

Fitues doli Ilir Këllezi nga Shqipëria, i cili mori si shpërblim 500 euro dhe një fletë mironjohjeje nga Komuna e Ulqinit. Vendi i dytë i takoi Dragoljub Koprivicës i cili mori 300 euro shpërblim, kurse në vend të tretë doli Emin Grajçevci nga Kosova të cilit i takuan 200 euro.

Në maratonë morën pjesë 32 garues, në mes të cilëve ishin edhe dy femra.