Përfundoi Southern Soul Festival

0

Një ndër festivalet më prestigjioz veror në Europë, Southern Soul Festival, përfundoi dje me performancën e të gjithë grupeve dhe solistëve që ishin të pranishëm deri ditën e fundit.

Plazhi Copacabana dhe Dolcinium Kite Club ishin për katër ditë vendet më atraktive të qytetit, me dashamirës të muzikës nga vendi por edhe mjaft turistë të huaj.

Në festival morën pjesë rreth 40 emra të skenës muzikore nga e Evropa dhe bota, dhe e vizituan më shumë se 9000 vetë.

Organizatorët ishin shumë të kënaqur me ecurinë e festivalit, dhe për vitin tjetër premtojnë program edhe më të pasur për adhuruesit e muzikës.