Për Kriporen e Ulqinit ministria merr 400.000 euro më tepër

0

Ministria e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ka kërkuar nga qeveria rritjen e mjeteve nga buxheti për vitin e ardhshëm, por kjo nuk është miratuar.

Nga 18 milionë euro të kërkuara qeveria për këtë ministri, qeveria ka ndarë vetëm 6,8 milionë, 400.000 më tepër se vitin e kaluar.

Deri tek kjo shtesë ka ardhur si rezultat i nevojës së subvencionimit të “Parqeve Kombëtare” për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit, e cila prej disa muajsh ndodhet nën menaxhimin e këtij institucioni.

Kapitulli 27 i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit është njëri ndër më problematikët dhe më kërkuesi ndaj qeverive të vendeve ballkanike, të cilat trradicionalisht i kanë anashkaluar zgjidhjet e problemeve ekologjike dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Vlerësimet flasin për nevojën e ndarjes së mjeteve në lartësinë e 1 miliardë eurove për zgjidhjen e tyre në Mal të Zi, çka për momentin duket tejet joreale.