PDS: Përcarjet fetare shkojnë në Podgoricë?

0

Zgjedhja e antarëve të Këshillit Komunal të PDS-së në Ulqin dhe akuzat e kundërakuzat që e përcollën, duket se do të kenë finalen e tyre para kryesisë së kësaj partie në Podgoricë.

Sic shkruajnë mediat e vendit, grupi i pakënaqur i kësaj dege i cili kryesisht është i konfesionit musliman, ka akuzuar ish kryetarin Loro Nrekiq dhe njerëzit e afërt me të dhe deputetin Luigj Shkrela, për manipulim të zgjedhjeve dhe favorizime familjare dhe fetare.

Sipas tyre, nga 105 antarë të KK të ri, 2/3 janë familjarë dhe të afërt të Loro Nrekiqit, Luigj Shkrelës dhe drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit Pavle Marnikoviq, dhe se kjo cështje do të diskutohet para kryesisë së partisë në Podgoricë.

Momentalish ky Këshill është pa kryetar i cili duhet të zgjidhet në fillim të muajit maj. Deri atëherë partinë do ta udhëheqin Borislav Bashoviq, Husein Katana dhe Rexhep Taganoviq.