PDS: Ndryshime kadrovike në të gjitha nivelet

0

Drejtori politik i PDS-së Tarzan Millosheviq, paralajmëroi ndryshime kadrovike në këshillat komunale të kësaj partie, por edhe në udhëheqsinë e saj.

Millosheviq për TV Vijesti tha se deri tani kanë marrë shumë propozime për nënkryetarët e partisë, por për momentin nuk mund të thotë nëse numri do të jetë më i madh apo më i vogël.

Ai gjithashtu pret që numri i përkrahësve të integrimit në NATO të rritet në nivelin e dëshiruar deri në muajin shtator.

Ndryshimet në këshillin komunal të kësaj partie në Ulqin do të jenë të një interesi të veçantë, pasi është tashmë e njohur që kjo parti vuan nga mungesa e kuadrove të rinj në strukturat drejtuese.