PDS: Lamoviq i del në mejdan Loro Nrekiqit?

0

Disa zyrtarë të PDS-së (DPS) në Ulqin kanë vërtetuar për “Vijesti” se përveç kryetarit aktual Loro Nrekiq, do të ketë edhe një kandidaturë tjetër për kryesinë e partisë.

Bëhet fjalë për Arijan Lamoviq, këshilltarë në Kuvendin e Ulqinit i cili ka qenë edhe kryetarë i rinisë së kësaj partie.

Ai tha se do ta pranojë kandidaturën nëse do të propozohet.

“Kam 37 vjet dhe në parti ndodhem gati 20 vjet. Mendoj se mund ta udhëheq atë.” , tha Lamoviq për “Vijesti”.

Burime të ndryshme për këtë gazetë kanë thënë se koordinatorët e PDS për Ulqinin, Goran Jevriq dhe Sanja Vlahoviq, i kanë sugjeruar haptas partisë që në përbërje të Këshillit Komunal duhet  të ketë më shumë musliman.

Kjo ndodhë pasi funkcioneri i PDS-së së Ulqinit Muhamet Spuzha, sëbashku me 60 antarë tjerë të partisë, i shkruan kryetarit të partisë Millo Gjukanoviq duke iu ankuar për punën e kryesisë së KK-së dhe prishjen e marrëdhënieve brenda partisë.

Spuzha i akuzoi ato për favorizime në baza fetare dhe për dështim të formimit të pushtetit pas zgjedhjeve lokale, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Nrekiqit dhe deputetit Luigj Shkrela.