Pasuria shtetërore e Kripores si kredi private për miqtë e pushtetarëve!

0

Edhe pse Kriporja është e dhënë tek privatët vetëm për koncesione, kjo nuk i ka penguar ato që këtë pasuri ta vënë si hipotekë për kredi të Prva Bankës dhe CKB-së, shkruan “Dan”.

Edhe më skandaloz është fakti se për këtë kredi nuk ka asnjë dokument se dikush ka dhënë pëlqimin për këtë akt apo as se e ka kërkuar atë.

Nga ana juridike nuk është e mundur që pasuria shtetërore të vendoset si hipotekë për kredi private, prandaj e gjithë kjo është punë për Kryeprokurorin e shtetit.

Sipas katastrit, nën hipotekë përvec objekteve të Kripores janë të vendosur edhe kanalet, të cilët nuk janë fare pronë e saj por shtetërore. Kanalet i janë dhënë Kripores vetëm për shfytëzim.

Në këto të dhëna ka hasur grupi politik Demos, i cili i ka bërë publike për mediat malazeze.

 

kriporja33