Pastrohen dëmet e motit të keq

0

Ndërmarrja publike për veprimtari komunale ka bërë pastrimin e dëmeve të lëna pas nga moti i keq para disa ditëve. Më të goditura ishin zona e Plazhit të Vogël, dhe rruga për në hotelin “Albatros” e cila ishte përplot me mbeturina dhe mbetjet e drujve.

Nga pamjet mund të vërehet se tashmë gjëndja është rikthyer në atë normale.