Pasojat i aksidentit: Viktima Orena Kaca nga Tropoja

0

Në aksidentin që ndodhi mbrëmë rreth orës 18.00 në rrugën Tivar-Ulqin tek Fusha e Merkotit, ka humbur jetën Orena Kaca, 29 vjec, nga Tropoja.

7 pasagjerë jane lenduar rënde kurse 16 lehtë dhe nuk janë në rrezik për jetën.

Të lënduarit janë sistemuar në spitalin e Tivarit.Mësohet se pasagjerët ishin në vizitë turistike në Kroaci, prej nga edhe po ktheheshin.

Sot në orën 10 ka filluar mbajtja e konziliumit të mjekeve ku do të marrë pjesë edhe drejtori i spitalit të Shkodrës.Aty do të vendoset se kush mund të lëshohet nga spitali.

Portali ynë mëson se një person në gjëndje më të rëndë është dërguar mbrëmë në Qendrën Klinike të Podgoricës.

Prezent është edhe këshilltari i presidentit të Republikes së Shqipërise, Flamur Gashi i cili po kujdeset për fatin e pasagjerëve shqiptarë.

Ai në postimin e tij në facebook, ka shprehë falenderim të vecantë per mjekët e spitalit, pushtetin vendor, ish kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungu, dhe Ilir Llazorja, veprimtar i shoqërise civile nga Ulqini.

Poashtu do të merren masa që tu sigurohet transporti për në Shqipëri i personave që nuk kanë nevojë për mjekim.